Gjermania thotë se do të heqë asistencën për azilantët, sipas legjislacionit të ri që kufizon emigracionin (fotot)

19/10/2024 15:51

Parlamenti gjerman po diskutonte sot heqjen e asistencës për azilkërkuesit, teksa qeveria gjithnjë e më e djathtë e vendit miratoi shtrëngimin e rregullave të azilit dhe refugjatëve.

Paketa e masave përfshin heqjen e mbështetjes financiare për azilantët që janë regjistruar më parë në një tjetër vend të BE te cilet tashmë do të deportohen nga Gjermania.

Legjislacioni thotë gjithashtu se emigrantët që kthehen përkohësisht në vendin e tyre, “humbasin të drejtën e mbrojtjes në Gjermani”, ku zakonisht kërkojnë azil nga persekutimi apo lufta në vendet e origjinës.

I njëjti rregull aplikohet për refugjatët që kryejnë krime homofobe ose anti-semite, sipas autoriteteve.

Rregullat e reja të propozuara që prej gushtit erdhën pas tragjedisë në një festival në qytetin perëndimor të Solingen ku një azilant sirian 26 vjecar vrau me thikë tre njerëz dhe plagosi tetë të tjerë, edhe pse duhet të ishte depërtuar më herët nga vendi.

Por megjithëse deputetët e  Bundestag aprovuan rregullat e reja, ato duhet të miratohen nga senati i vendit, që do të vendosë javën që vjen.

Ndjesia anti-emigracion është e lartë në Gjermani dhe ka sjellë fitore për grupime e djathta në zgjedhjet e muajve të fundit.

Zemërimi popullor ndaj emigracionit ka sjellë një ndryshim të politikave të “dyerve të hapura” që nisi me Angela Merkel e cila pranoi më shumë se 1.5 milionë sirianë në 2015.

Lajmi vjen teksa shteti i Saxony-Anhalt i ka ndërprerë asistencën emigrantëve që refuzuan të ndihmojnë në pastrimet e përmbytjeve në lindej të Gjermanisë vitin që shkoi.

Nga 64 emigrante të cilëve u ishte kërkuar ndihma me një pagesë simbolike, vetëm 38 kishin pranuar të ndihmonin, kur ata që refuzuan raportohet se ishin nga Siria, Afganistani, Shqipëria e Mali, shkruan rrjeti Daily Mail.

Këshilli vendor vendosi që15 azikërkuesve që nuk ksihin refuzim për të mos ndihmuar, t’u përgjysmohej asistenca në vetëm  €232 në muaj, për tre muaj.

FOTO GALERI
2/5
Paketa e masave përfshin heqjen e mbështetjes financiare për azilantët që janë regjistruar më parë në një tjetër vend të BE

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA