E pazakontë! Shtëpia e funeralit kërkon ndjesë pasi trupi i të vdekurit bie në rrugë nga makina (Fotot)

19/10/2024 17:46

Shoferi i makinës së funeralit besonte se kishte goditur dikë kur pa trupin e shtrirë në vijat e bardha.

Një shtëpi funerali në Poloni thuhet se ka kërkuar ndjesë kur trupi që po transportonte i ra nga makina në rrugën me trafik.

Mediat vendase thonin se teksa makina kalonte dje në qytetin juglindor Stalowa Wola, shoferi kishte parë një çarçaf nga dritarja e makinës dhe kur u zbulua pa një trup të shtrirë. Për një moment shoferi mendoi se kishte shtypur dikë me makinë.

Mediat kishin publikuar imazhin e burrit të shtirë në vijat e bardha të rrugës pasi kishte rënë nga makina.

Kompania që transportonte trupin, shërbimet funerale Hades dhanë një deklaratë ku merrnin përgjegjësinë për incidentin dhe avarinë teknike të automjetit.

“Me keqardhje të thellë njoftojmë se si rezultat i një dështimi të derës së automjetit për fat të keq trupi i të vdekurit doli jashtë mjetit. Kjo nuk reflekton standardet e larta të kompanisë tonë prandaj dërgojmë simpati dhe respekt ndaj familjarëve”, thuhej në faqen e internetit të kompanisë.//The Guardian/

FOTO GALERI
2/3
Kompania që transportonte trupin, shërbimet funerale Hades dhanë një deklaratë ku merrnin përgjegjësinë për incidentin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA