Dy figura të opozitës qëllohen për vdekje pas zgjedhjeve të kontestuara në Mozambik (fotot)

19/10/2024 16:59
Votues duke pritur ne radhe ne Inhambane, Mozambik

Avokati Elvino Dias dhe zyrtari tjetër opozitar Paulo Guambe u qëlluan për vdekje në Mozambik teksa partia e tyre po planifikonte grevë kombëtare për rezultatin e kontestuar të zgjedhjeve.

Sulmi i rëndë u krye me armë ndaj makinës së tyre në lëvizje dhe raportohet se ishte kulminimi i tensioneve për rezultatin e zgjedhjeve, thuhet nga Bashkimi Evropian dhe grupe te tjera monitoruese, shkruan rrjeti The Guardian.

Partia e re opozitare në Mozambik, Podemos dhe kandidati saj Venâncio Mondlane, refuzuan rezultatet paraprake që i jepnin fitoren ‘Frelimo’, partia që ka sunduar në vend për gjysmë shekulli, prandaj kanë bëre thirrje për grevë kombëtare nga e hëna.

Grupi vendas i shoqërisë civile ‘More Integrity’ tha se ajo që ndodhi në zonën Bairro da Coop të kryeqytetit Maputo, ishte një ekzekutim gjakftohtë.

“Hetimet tregojnë se ndaj tyre u qëlluan 10 deri në 15 plumba,” tha Adriano Nuvunga, kreu i grupit vendas për të drejtat e njeriut CDD.

BE gjithashtu dënoi vrasjet “në terma të ashpra”, teksa bënte thirrje për hetime “të plota e transparente”.

“Në një demokraci nuk ka vend për vrasje të motivuara politikisht”, thuhej në deklaratën e BE duke shtuar se vëzhguesit e saj ishin ende në vend duke vlerësuar procesin elektoral në vijim.

Sipas shifrave të fundit partia në pushtet Frelimo udhëheq në të gjitha provincat e vendit dhe kandidati saj Daniel Chapo, pritet të fitojë zgjedhjet e 9 tetorit, por shumë observues kanë hedhur dyshime mbi kredibilitetin e procesit.

FOTO GALERI
2/3
‘Frelimo’, partia që ka sunduar në vend për gjysmë shekulli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA