Aksident i shumëfishtë në Poloni/ Kamioni u përplas me makinat, katër të vdekur dhe 12 të plagosur (Fotot)

19/10/2024 16:34

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmë në një autostradë në veri të Polonisë ku një aksident përfshiu rreth 15 automjete, duke lene katër të vdekur e 12 të plagosur.

Një kamion raportohet se u përplas me një veturë në autostradën S7 duke shkaktuar përplasjet zinxhir të makinave dhe automjeteve.

Tragjedia ndodhi pranë qytetit verior Gdynia, teksa policia tha se mes viktimave kishte dhe të mitur, sipas rrjetit vendas Polskie Radio.

Shoferi 37 vjeçar i kamionit u arrestua nga policia teksa besohet se ka nisur përplasjen duke goditur nga prapa automjetin e vogël.

Zëdhënesja e policisë vendase Karol Kościuk, tha: “Shoferi u testuar dhe nuk rezultoi nën efektin e substancave teksa hetimet për ngjarjen e rëndë vazhdojnë”.

Autostrada S7 mbetej edhe sot e mbyllur për trafikun, shkruan rrjeti britanik The Sun.

FOTO GALERI
2/3
Një kamion raportohet se u përplas me një veturë në autostradën S7 duke shkaktuar përplasjet zinxhir të makinave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA