Një i dyshuar si grabitës celulari është arrestuar disa sekonda pas tentativës së vjedhjes teksa publiku në Londër ndihmoi masivisht policinë në kapjen e tij.
Pamje e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregonin dy të rinj në monopatina që lëviznin pranë katedrales St Paul, kur një prej tyre grabit celularin nga dora e një gruaje.
Grabitësit u thirrën nga oficerë policie por kishin arritur të shpëtonin dhe u larguan duke lëvizur me shpejtësi në trotuar.
Por disa anëtarë të publikut kuptuan situatën dhe ndaluan grabitësit e rrezikshëm duke i rrëzuar dhe mbajtur deri në ardhjen e forcave të rendit.
Hetuesi i policisë së qendrës së Londrës, Richard Dines tha: Nëse vjen në City of London për të vjedhur celularë, do të hasësh patrullat e policisë që do të të ndalojnë e të nxjerrin para drjetësisë”.
Ai shtonte se kishin rekuperuar celularin por ende nuk kishin gjetur të zotin prandaj dhanë përshkrimin e aparatit dhe numrin e kontaktit.
Policia tha se vjedhje të tilla janë shtuar shumë vitet e fundit teksa vetëm vitin e kaluar në Londër ishin vjedhur më shumë se 52,144 celuarë, që do të thotë një në çdo pesë minuta, shkruan rrjeti vendas Metro.
Top Channel