Ministri i jashtëm turk Hakan Fidan priti dhe drejtoi sot në Stamboll takimin e tretë të Bashkëpunimit Rajonal të Kaukazit jugor, me ministrat e jashtëm të Rusisë, Iranit, Armenisë, e Azerbaixhanit, para se ata të priteshin nga presidenti Erdogan në pallatin Dolmabahce.
Zyrtarët turkë thanë se platforma i ka themelet te lidhja e afrimi rajonal pasi vendet e rajonit janë vetë më të afta të zgjidhin problemet me të cilat përballen.
“Këndvështrimi ynë mbi Kaukazin jugor bazohet në sensin e përkatësisë rajonale”, tha Fidan në fjalën e hapjes, duke shtuar se platforma lindi në fund të vitit 2020, pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në konfliktin e dytë në Nagorno-Karabakh, tashmë në kontroll të Azerbaixhanit.
“Për fat të keq na mungon një pjesëmarrës në dhomë. Desha të përsëris para jush se miku dhe fqinji ynë i ngushtë Gjeorgjia, ka një vend të përheshëm këtu dje mund të bashkohet kur të dëshirojë”, tha më tej ministri, duke shtuar se një deklaratë e përbashkët do të jepet në fund të takimeve./AFP/
Top Channel