Trump prish fjalorin në darkën e bamirësisë katolike: ‘Presidenti mezi bën bashkë një fjali me kuptim’ (fotot)

18/10/2024 18:40

Kandidati presidencial republikan raportohet se vinte në lojë Kamala Harris, bashkëshortin e saj, zëvendësin e saj garues , madje Presidentin Joe Biden dhe demokratë të tjerë.

Donald Trump mori si duartrokitje ashtu dhe fishkëllima për ‘shakatë’ e tij, mbrëmë në darkën ekskluzive Al Smith, eventi i lartë i përvitshëm i bamirësisë i dioqezave katolike të  New York, ku rregullisht kandidatët presidencialë japin argumentet e shakatë për rivalin në javët para zgjedhjeve.

E përditshmja New York Times shkruante se Trump kishte ardhur në event “me fjalim të parapërgatitur, duke ngecur disa herë teksa lëshonte shakatë e tij politike, shpesh vulgare dhe me sulme personale”.

“Ai dukej energjik teksa lexonte shkrimin që kishte përpara por nuk kuptohej nëse ishte komedi ofenduese apo thjesht vetëm ofenduese”, thuhet më tej në artikull.

Toni i Trump ishte i ngjashëm me atë të “paraqitjes që kishte bërë këtu edhe para zgjedhjeve të 2016,”, shkruante rrjeti tjetër The Associated Press, kur Trump lëshonte shigjetat e egra ndaj asokohe rivales Hillary Clinton.

Dje Trump vinte në loje Harris, bashkëshortin e saj, fushatën e saj, Joe Biden e të tjerë.

Mes te tjerash ai tha se mbajtësi i postit në Shtëpinë e Bardhë “mezi ecën e mezi bën bashkë dy fjali me kuptim”.

Më tej Trump tha me ironi: “Ka kapacitetin mendor të një fëmije të vogël, nuk ka fare inteligjencë … por mjaft fola tani për Kamala Harris”, cka u pasua me te qeshura nga publiku.

Washington Post shkruante se “i veti person që nuk shahej nga Trump, ishte vetëm ai vetë.”

Harris kishte dërguar në event një video mesazh, ku tentonte gjithashtu goditje ndaj Trump me anë të komedianes Molly Shannon që luante personazhin e saj komik, nxënësen katolike Mary Katherine Gallagher.

Trump u tha më tej votuesve katolikë se “duhet të mbani mend që unë isha këtu, kurse ajo jo.”

Përfaqësuesit e Harris u thanë organizatorëve se ajo do të paraqitej në të ardhmen ‘si presidente’ në darkën Al Smith, nëse fiton zgjedhjet e nëntorit, shkruan rrjeti vendas TheWeek.

FOTO GALERI
2/5
Kandidati presidencial republikan raportohet se vinte në lojë Kamala Harris, bashkëshortin e saj, zëvendësin e saj garues , madje Presidentin Joe Biden

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA