Kopshti në Poloni celebron lindjen e 4 tigrave aziatikë sumatranë (fotot)

18/10/2024 17:39

Lindja e tyre fillimisht ishte mbajtur sekret prej frikës së nuk do të mbijetonin.

Një kopsht zoologjik në jugperëndim të Polonisë po celebron lindjen e katër këlyshëve tigrash sumatranë me origjinë nga Indonezia.

Zyrtarët e kopshtit të Wrocław në jugperëndim të vendit thonë se këlyshët lindën në 22 korrik, teksa ekzemplarët e species së tigrave sumatranë janë reduktuar në vetëm 400 në botë.

Zëdhënsja Weronika Łysek tha se çdo këlysh është me masë dy herë sa një mace shtëpie dhe peshon rreth 8 kg.

“Gëzimi ynë është i madh sepse ata po rriten shëndetshëm, janë aktivë dhe duan të hanë e të luajnë me njëri-tjetrin e prindërit e tyre”, tha drejtori i kopshtit zoologjik Sergiusz Kmiecik, ku janë rritur tigra Sumatranë që prej viteve 1960-të.

Katër këlyshët e rinj kanë për nënë Nuri dhe për baba Tengah, të cilët katër vjet më parë kishin lindur dhe femrën Surya, e cila është aktualisht në një kopsht zoologjik në Cottbus, Gjermani.

Kopshti celebron gjithashtu faktin se të lindurit janë tre meshkuj e një femër, duke balancuar disi gjinitë, teksa femrat dominojnë në kopshtet zoologjike evropiane.

Nuk është e qartë se ku do të përfundojnë këlyshët pasi duhet ende të rriten për të vendosur transferime të mundshme, shtonte Łysek. Ata as nuk janë emëruar ende pasi kopshti zoologjik kërkon që për këtë të kontribuojnë dhe vizitorët.

Tigrat Sumatraë janë më të rrezikuarit e species, prej gjuetisë së paligjshme dhe humbjes së habitatit të tyre në xhungël, shkruan rrjeti ABCNews.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA