Gjendet trupi i australianit ‘hero’, dy ditë pasi shpëtoi turistët gjermanë nga mbytja (fotot)

18/10/2024 16:31

Dëshmitarët thanë se Craig Laidley thuajse kishte mbërritur në breg, kur një valë e madhe e tërhoqi 56 vjeçarin mes detit te keq.

Miq e familjarë të australianit Craig Laidley i bënin homazhe “heroit” që humbi jetën duke shpëtuar njerëz të panjohur.

Trupi i tij u gjet sot në ishullin indonezian Bali, dy ditë pasi ishte marrë nga rryma teksa shpëtonte një pushues që mezi arrinte të mbahej duke notuar.

Laidley raportohet se ishte duke ecur në plazhin e Bali pasditen e të mërkurës, kur dëgjoi një notar në vështirësi që thërriti për ndihmë.

Ai hyri shpejt në ujë për të shpëtuar 29 vjeçarin Micro Stalla, duke ndihmuar gjermanin dhe një tjetër të dilnin në breg.

Dëshmitarët kishin parë dyshen që arritën te disa shkëmbinj pranë bregut, ku Stalla doli nga uji, ndërsa një valë e madhe kishte marrë Laidley duke e dërguar në det.

Grupi indonezian i kërkimit Basarnas konfirmonte se trupi i Laidley u gjet sot rreth 1 km larg vendit ku ishte parë herën e fundit.

Familjarët e tij thanë se ai lë pas dy djem dhe një familje të gjerë, që ishte shokuar nga lajmi i vdekjes.

“Nuk është çudi që ai humbi jetën e tij për të shpëtuar një tjetër. Guximi dhe vendosmëria ishin pjesë e karakterit të tij”, thanë ata në një deklaratë.

“Shpresojmë që frymë e Craig të nxisë të tjerë në akte guximi për njerëzit në nevojë”shtonin ata.//Metro.co.uk/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA