Vdekja tragjike e yllit të “One Direction”/ Mjekët ligjorë ekzaminojnë skenën në hotelin ku u rrëzua, fansat mblidhen jashtë

17/10/2024 08:44

Ish-këngëtari i grupit pop ‘One Direction’, Liam Payne, vdiq të mërkurën në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires. Lajmi u konfirmoi nga policia lokale që tha se muzikanti britanik 31-vjeçar gjeti vdekjen pasi ra nga kati i tretë i ballkonit të dhomës së tij të hotelit.

Një grup mjekësh ligjorë ndodhen në hotelin ku ndodhi ngjarja tragjike në Buenos Aires për të kryet të gjitha hetimet e nevojshme.

Ndërkohë, një grup i madh fansash janë mbledhur jashtë hotelit për të mbajtur zi për vdekjen e 31-vjeçarit – duke ndezur qirinj, duke kënduar këngë të One Direction dhe duke mbajtur momente heshtjeje.

Payne me origjhinë nga Wolverhampton në Mbretërinë e Bashkuar, fitoi famë globale kur One Direction u formua në X Factor në 2010.

Ata u bënë grupi më i madh i djemve në botë, përpara se të tërhiqeshin në 2016. Payne publikoi albumin e tij të vetëm solo në 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA