27/12 12:07
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i përgjigjet reagimit të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Në një reagim në rrjetin social X, Bardhi ironizon duke thënë se ‘mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës”.
Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi:
Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”! Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfill ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion!
Por realisht, mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës! As krimit të organizuar!
Top Channel