‘Tërmeti’ në arbitrimin italian, Rocchi largohet pas akuzave: Vetëpezullohem për të mirën e arbitrave 26/04 00:16
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë një postim pas takimeve të zhvilluara këtë javë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Teksa ka publikuar foto nga takimi i presidentit Bajram Begaj me homologun e SHBA Donald Trump dhe nga takimi i Ministres së Jashtme Elisa Spiropalit me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubio, ambasada shkruan se aleatët e NATO-s “janë duke punuar bashkë për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë”.
“Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë! Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë”-thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
Top Channel