Fiks Fare/ Përjashtoi dhe quajti kriminelë nxënësit që e bënë ‘meme’, reagon drejtoresha: Ajo që u publikua është…

16/10/2024 20:49

Reagon drejtoresha që përjashtoi dhe quajti kriminelë nxënësit që e bënë ‘meme’ se merrte para.

Emisioni Fiks Fare risolli mbrëmjen e sotme problemin e  përjashtimit të 3 fëmijëve maturantë në gjimnazin “Oso Kuka” në  Shkodër për një faqe memesh në instagram.

Nxënësit u përjashtuan si autorë të faqes pa asnjë fakt konkret. Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje në shkollë në ditën që  prindërit u ankuan, por drejtoresha e shkollës vendosi të iki pa  përgjigje.

Pas transmetimit të rastit, dhe bërjes publike të audio regjistrimeve ku drejtoresha quan kriminele, llafazanë, rranacakë fëmijët pa asnjë fakt, atëherë ajo ka dalë në një deklaratë, ku sipas saj ajo që ka transmetuar emisioni investigativ është e nxjerrë jashtë kontekstit.

”Ajo që u publikua është e nxjerrë jashtë kontekstit sepse unë fëmijët i quajta kriminelë se më kanë vrarë shpirtin” thotë drejtoresha.

Në gjithë ballafaqimin mes prindërve dhe drejtoreshës kjo e fundit ka thënë se po përjashtoheni sepse më keni bërë meme  sikur unë marr para dhe më keni cënuar në familje.

Këtë herë drejtoresha u tregua më trasparente seç duhet duke shkel edhe ligjin, ajo ka vënë në dispozicion të publikut odentitetin e 3 fëmijëve minorenë të përjashtuar.  Gjithashtu dërgon memet me foto,në të cilat thuhet se “do vihet  tritol në shkollë”. Në memet e dërguara mungojnë ato për  drejtoreshën, ato të cilat sipas saj flisnin për rryshfetin dhe  familjen e saj.

Madje në kallëzimin që drejtoresha ka bërë në polici, ajo ka thënë se nuk janë bërë meme për të dhe se nuk ka asnjë dyshim për asnjë nxënës.  Fiksi solli përgjigjet zyrtare të policisë dhe prokurorisë, në të cilat thuhet se nuk ka autorë dhe se nuk ka nisur procedimi penal.

Kështu drejtoresha bëri hetuesin, prokurorin dhe gjykatësin me 3 fëmijë maturantë duke i lënë jashtë dyerve të shkollës dhe duke ju hequr të drejtën për universitet.

 

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA