E dashura e britanikut që ra papritur nga ura më e lartë e Spanjës, thotë se kaloi ‘emergjencë mjekësore’ (fotot)

16/10/2024 15:30

E dashura e një komentuesi të njohur të rrjetit që vdiq teksa realizonte një video për rrjetet sociale, e përshkruante lajmin e rënies tragjike si “një makth”, që erdhi nga humbja e papritur e ndjenjave të të riut.

26 vjeçari Lewis Stevenson ra nga rreth 60 metra teksa ngjitej në krahët e urës Castilla La Mancha në Spanjës, siç kryente shpesh ngjitje dhe eksplorime të guximshme të cilat i postonte në rrjet.

E dashura e tij Savannah Parker tregon tashmë se ditët para vdekjes kishin qenë të vështira për të dashurin e saj.

Ajo tha për rrjetin MailOnline: “Në ora 5 të mëngjesit dikush më njofton për tragjedinë, u ndjeva aq sëmurë mendoja se do më binte të fikët, lutesha që ai të rikthehej”.

Parker tha se kishte folur me të dashurin disa orë para vdekjes së tij. Në tekstin e fundit ajo i kishte shkruar Stevenson: “Natën e mirë, të dua”.

Ajo thotë se i dashuri i saj nga Derby në veri të Britanisë, mund të ketë humbur ndjenjat para se të binte drejt vdekjes.

“Ai nuk është se ra, por ka humbur ndjenjat pasi nuk është ndjerë mirë. Miku që ishte me të e tha këtë në deklaratën në polici, ai ka kaluar një emergjencë mjekësore.”

“Shoqëruesi që po ngjitej bashkë me të e pyeti nëse donte të zbrisnin dhe Lewis tha, ‘Ja për një minutë’, por shpejt kishte humbur ndjenjat dhe rrëshkiti drejt vdekjes”.

26-vjeçari ngjitej shpesh në lartësitë urbane pesë vitet e fundit dhe ishte ngjitur në disa nga ndërtesat më të njohura në Evropë e SHBA.

Në rrjetet e tij sociale shihet alpinisti amator në majë të një qiellgërvishtësi në New York, dhe të një tjetër strukture të lartë në Londër, dhe në vene të tjera.

“Sa herë që largohej unë i thoja të bënte kujdes,” thotë Parker.

Miq të Stevenson i bënin atij homazhe të ndjera në rrjet.

“Ishte një privilegj i madh që të njoha”, shkruante një prej tyre, ndërsa një tjetër shtonte: “Asnjë numër fjalësh në një postim idiot në Instagram nuk mund të përshkruajë sa do më mungosh”.

Një zëdhënës i policisë spanjolle në Toledo tha se 26-vjeçari kishte rënë nga një lartësi prej 40 deri në 50 metra dhe as ai e as 24 vjecari që ishte me të, nuk kishin pajisje sigurie për ngjitjen e rrezikshme që po kryenin.

Ata shtonin se i riu tjetër ishte në gjendje të shokuar kur erdhi policia, por është larguar tashmë pa akuza të ngritura ndaj tij.

Kjo nuk është hera e parë që dikush ngjitet në urën Castilla-La Mancha për famë në rrjetet sociale, teksa një video e dy djemve që e bënin këtë ka qenë në rrjet prej vitit 2016.

Ura është hapur në 2011 dhe ngjitja në të ka qenë gjithmonë e ndaluar, shkruan rrjeti The SUn.

FOTO GALERI
2/3
Ajo thotë se i dashuri i saj nga Derby në veri të Britanisë, mund të ketë humbur ndjenjat para se të binte drejt vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA