Video/ Parashutisti i ri bie për vdekje nga balloni teksa tentonte të shpëtonte pasagjerët gjatë aksidentit (fotot)

15/10/2024 15:23

Julián Andrés Martínez po tentonte të shpëtonte njerëzit në koshin e ballonit me ajër të nxehtë, kur humbi kapjen dhe ra për vdekje gjatë aksidentit tragjik në një festival mjetesh ajrore në Kolumbi.

Në videon e regjistruar shihen spektatorët e shokuar të eventit Sky festival në Aguazul, pranë kryeqytetit Bogotá, që dëshmojnë animin fatal të ballonit me njerëzit ende brenda.

Shtatë njerëz ndërhynë me guxim për të mbajtur ballonin nën kontroll, përfshi dhe 34-vjeçarin, Martínez, i cili kapi një prej litarëve të ballonit por u lëshua rreth 5 metra larg nga forca e tërheqjes.

Pas rënies, parashutisti i talentuar nga Bogotá u dërgua ne spital por tragjikisht vdiq prej plagëve mëngjesin e të hënës.

Mediat vendase thonin se Martínez do të martohej së shpejti me të dashurën Adriana Quintero.

Përfaqësuesja e qeverisë lokale Sonia Lozano tha për ngjarjen: “Në një moment paniku gjatë ngritjes së paqëndrueshme të ballonit, i riu kishte tentuar të ndihmonte. Por në një moment ai lëshoi ballonin dhe ra në vendin e aksidentit.

Dy njerëz të tjerë pësuan djegie në aksident sipas raportimeve, teksa homazhe të shumta bëheshin për parashutistin e ndjerë.

Kryebashkiaku i Aguazul tha në një deklaratë: “Ju kërkojmë durim dhe respekt ndaj organizatorëve të festivalit deri në qartësimin e ngjarjes. Nuk është koha për të fajësuar por për të pritur që autoritetet të përcaktojnë nëse dikush ka përgjegjësi apo nëse janë bërë gabime proceduriale”, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
3/3
Dy njerëz të tjerë pësuan djegie në aksident sipas raportimeve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA