Pamje dramatike raportohen nga India, ku një grua që kishte bërë donacionin e saj në tempullin në Indi, del jashtë dhe papritur një depozitë masive uji i bie nga lart, por mrekullisht ajo shpëton e palënduar.
Vendasit thonë tashmë se ndërhyrje hyjnore parandaloi lëndimin e saj prej veprimit të mirë që kishte bërë në tempullin Hindu.
Video tregon gruan që kalon rrugën e ngushtë duke ngrënë një frut, kur depozita bie papritur mbi të nga lart.
Por në vend që ta shtypte, depozita e zbrazët ra në mënyrë të përkryer duke mos e prekur gruan, e cila shihen më pas e palënduar brenda depozites, shkruajnë mediat indiane.
Vendasit thonin se incidenti i pazakontë ndodhi në rezidencën Dindoli, Surat, pas lutjeve të mëngjesit më 5 tetor.
Gruaja raportohet se ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte bërë donacionin ose siç njihet në vend ‘prasadam’, për hyjnitë vendase.
Fqinjët dolën me nxitim pasi dëgjuan zhurmën dhe u shokuan të gjenin gruan të palënduar brenda konteinerit të rrumbullakët.
Mrekullisht objekti kishte rënë mbi të, duke e zënë brenda pa e prekur.
Video nuk eshte konfirmuar nga rrjetet kryesore disa prej te cilave nuk ishin te bindur per vertetesine dhe e konsideronin inskenim ose pamje te rreme.
Roja e sigurisë S.M. Mishra tha se depozita ishte lënë nga një mbledhës mbeturinash në tarracën e banesës dhe aksidentalisht ra përtokë, shkruan Daily Mail.
Top Channel