Ushtarët koreano-veriorë dezertojnë batalionin rus në kufi me Ukrainën, thotë Kievi (fotot)

15/10/2024 21:21

Në një zhvillim të pazakontë, batalioni special “Buriat” i forcave ruse ku një pjesë e mirë janë ushtarë nga Korea e Veriut, ka shënuar sot dezertime masive, sipas rrjetit ukrainas UAWire.

Raportimet thonë se ushtarët koreano-veriorë janë larguar nga pozicionet e tyre në rajonet e  Kursk e Bryansk në perëndim të Rusisë.

Rrjeti Ukrainska Pravda, duke cituar burime të inteligjencës, tha se incidenti ka ndodhur rreth shtatë km larg kufirit me Ukrainën ku një total prej 18 koreano-veriorësh kanë dezertuar duke u zhdukur në drejtim të paditur.

Kërkimet për dezertorët janë në vijim, sipas burimeve.

Komandantët e njësive raportohet se e kanë menaxhuar me qetësi incidentin “për të mos tërhequr vëmendjen e komandës së lartë”.

Burimet sugjerojnë se Rusia ka krijuar batalionin unik “Buryat” me më shumë se 2000 koreano-veriorë mes forcave të tjera.

Dislokimi i tyre është kryesisht strategjik ose në role logjistike, për të liruar trupat ruse nga detyra dytësore të frontit.

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase Andrei Kovalenko, tha se një arsye për incidentin e fundit dhe integrimin e koreano-veriorëve në ushrinë ruse është barriera e gjuhës dhe komunikimit.

“Më pak se 1% e oficerëve koreano-veriorë flasin rusisht dhe kjo është thelbësore në përfshirjen e trupave”, tha Kovalenko sipas rrjetit ukrainas.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA