Presidenti venezuelan Nicolas Maduro ka akuzuar sot manjatin e teknologjisë Elon Musk se ka “investuar” të paktën $1 miliardë dollarë për të nxitur dhunë në vendin e tij, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të shkuar.
Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve të 28 korrikut nga autoritetet kombëtare zgjedhor por SHBA pretendonte se fitorja ishte vjedhur nga kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez.
Dje në programin e tij të përjavshëm televiziv Maduro tha se kishte informacione se Musk ishte përfshirë prej kohësh në fushatën në Venezuelë dhe kishte shpenzuar afro 1 miliardë dollarë, sipas tij për një “grusht shteti”, “një fitore të fashizmit” apo dhunë kundër procesit elektoral në Venezuelë”, shkruajnë mediat ruse.
Maduro tha se kundërshtarja e tij politike, biznesmenia Maria Corina Machado, ishte shpërndarëse e parave për “grupet fashiste”, dhe shtonte se të gjitha këto “i organizonte qeveria e SHBA për ta larguar nga pushteti”.
Pas votës së korrikut Musk akuzonte Maduro për “mashtrime të rënda elektorale”, kurse lideri akuzonte miliarderin si “armik kryesor” që “kontrollon realitetin virtual”, të krijuar nga rrjetet sociale.
Maduro ka akuzuar më parë Musk për gusht shteti ndaj presidentit të Bolivisë Evo Morales, me qëllim që kompania e tij e makinave elektrike të sigurojë akses te rezervat e litiumit në vend.
Morales u largua nga pushteti prej protestave masive të 2019, por partia e tij Lëvizja për Socializëm u rikthye duke fituar zgjedhjet e 2020, shkruan RussiaToday.
Top Channel