Luftanija gjermane e Paqësorit ndalon në portin pranë kryeqytetit të Maljazisë (fotot)

15/10/2024 19:26

Frigata e marinës së Gjermanisë, ‘Baden-Wurttemberg’ dhe luftanija mbështetëse ‘Frankfurt am Main’ kanë bërë një ndalesë sot në portin pranë kryeqytetit të Maljazisë, gjatë misionit të tyre në zonë e Indo-Paqësorit, që kanë nisur që prej muajit qershor.

Admirali Helge Risch, tha se fokusi kryesor i misionit ishte patrullimi i ujërave ndërkombëtare dhe “këqyrja e aktivitetit të marinës së Kinës rreth Taivanit”.

“Manovrat e Kinës rreth Taivanit mund të konsiderohen normale për sa kohë stërvitjet janë në ujëra ndërkombëtare, kjo është e drejtë të të gjitha vendeve, ne në Evropë e bëjmë këtë, ashtu si në rajone të tjera. Jemi mësuar që forcat detare stërviten së bashku për qëllime apo arsye të ndryshme. Për sa kohë ato qëndrojnë në ujëra ndërkombëtare kanë të drejtën e tyre, prandaj ne nuk jemi të shqetësuar për këtë”.

Ndërsa ambasadori gjerman në Malajzi Peter Blomeyer, i cili priti luftanijen në ndalesën e saj, tha se “objektivi i patrullimeve është paqja”.

“Jemi të përkushtuar për paqe e siguri në këto ujëra. Jemi të shqetësuar për tensionet detare që kemi parë në Filipine dhe do të dëshironim të Kina të përmbahej nga veprime të tilla. Por qëllimi i dislokimit Indo-Paqësor të demonstrojë përkushtimin ndaj ligjit ndërkombëtar, e konventave detare, prandaj shpresojmë që partnerët të na mbështesin në këtë detyrë”, tha ambasadori. /AFP/

FOTO GALERI
3/5
Ndërsa ambasadori gjerman në Malajzi Peter Blomeyer, i cili priti luftanijen në ndalesën e saj, tha se “objektivi i patrullimeve është paqja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA