“Do t’i vë tritolin profesoreshës, mos hajdeni në shkollë”, drejtuesit e shkollës në Shkodër reagojnë pas ‘Fiks Fare’: I përjashtuam sepse na kërcënonin

15/10/2024 11:57

“Të hënën, keni tritol në shkollë, mos hajdeni”; “shesim bar brenda dhe jashtë shkolle”; “Ta po i vë tritol profesoreshë A…”, bullizim publik të nxënësve, fyerje ndaj mësuesve dhe ndërhyrje në jetën private, këto janë disa prej postimeve në një faqe në Instagram, që çuan drejtuesit e shkollës “Oso Kuka” në Shkodër, të denoncojnë në policinë e Shkodrës, faqen e më pas edhe përjashtimin e 3 nxënësve.

Drejtoresha Teuta Çoku dhe i gjithë stafi mësimor i gjimnazit “Oso Kuka” kanë reaguar paraditen e sotme në lidhje me një material të shfaqur mbrëmjen e kaluar në emisionin “Fiks Fare”. Përmes një deklarate, stafi i mësuesve tregon versionin e ngjarjes, teksa vendosin në dispozicion edhe materialet kërcënuese ndaj shkollës, mësuesve dhe nxënësve si dhe publikojnë denoncimin në polici.

Pas kërcënimeve të vazhdueshme, 37 mësuesit, unanimisht kanë vendosur për përjashtimin e 3 nxënësve që dyshohet se përdornin faqen e Instagramit. Mësuesit thonë se 3 fëmijët përmes postimeve kanë krijuar edhe përplasje mes nxënësve, ndërsa kërkojnë mbrojtje të dinjitetit të mësuesit dhe të shkollës.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA