Burri shpëtohet pas 67 ditësh në gomone por vëllai dhe nipi humbën jetën (fotot)

15/10/2024 17:36

Një burrë që kishte mbetur në një gomone në det të hapur pas një stuhie në detin Okhotsk në lindjen e largët të Rusisë, është arritur mbrëmë nga grupet e shpëtimit, por vëllai i tij dhe nipi kishin humbur jetën, thanë sot zyrtarët.

Prokurorët e rajonit të largët rus tanë se burri ishte shpëtuar të hënën nga një peshkarexhë që e gjeti pranë gadishullit Kamchatka.

Ata nuk e emëronin të mbijetuarin por mediat vendase thonin se bëhej fjalë për 46-vjeçarin Mikhail Pichugin, që ishte nisur në fillim të gushtit për të shikuar balenat në detin e Okhotsk bashkë me vëllanë 49-vjeçar dhe birin 15vjeçar te këtij të fundit.

Trupat e dy viktimave raportohej se ishin në barkë.

Mediat vendase thonin se treshja kishte lundruar drejt ishujve Shantar në veriperëndim të detit Okhotsk dhe ishin zhdukur teksa ktheheshin në ishullin Sakhalin më 9 gusht.

Mediat ruse thanë se treshja kishte disa racione të vogla ushqimi me vete dhe rreth 20 litra ujë, kur motori i barkës së tyre pësoi avari dhe ata e gjetën veten në mes të detit.

Pichugin peshonte vetëm 50 kilogramë kur u gjet, duke humbur rreth gjysmën e peshës së trupit.

Ai ende nuk ka treguar si ka mbijetuar në të ftohtin e detit Okhotsk, i cili njihet për erërat e forta, apo sesi vdiqën vëllai dhe nipi i tij.

Ekuipazhi i anijes së peshkimit kishin pikasur objektin në ujë duke menduar fillimisht se ishte një sinjal pluskues, shkruan rrjeti Komsomolskaya Pravda por kur e ndriçuan u shtangën të shihnin Pichugin.

Një video e publikuar nga zyrtarët tregonte burrin e dobësuar që thërriste “ejani këtu!” dhe më pas teksa e merrnin për ta shpëtuar.

Një hetim ka nisur mbi incidentin për shkelje të rregullave të sigurisë së lundrimit me pasojë vdekje, shkruan rrjeti Washingtontimes.

FOTO GALERI
2/3
Ai ende nuk ka treguar si ka mbijetuar në të ftohtin e detit Okhotsk, i cili njihet për erërat e forta, apo sesi vdiqën vëllai dhe nipi i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA