Tuma sekrete me 12 skelete gjendet gjatë xhirimeve në tempullin e mahnitshëm të Petra (fotot)

14/10/2024 15:54

Në një histori të ngjashme me atë në filmin ‘Indiana Jones’, mbetje të lashta njerëzore janë gjetur në një tumë të fshehtë në tempullin madhështor të Petra gjate xhirimeve në Jordani.

Studiuesit gjetën një tumë të pazbuluar më parë me 12 skelete, madje dhe një kupë të ngjashme me atë të gjetur në filmin me aktorët Sean Connery e Harrison Ford.

Ekspertët thonë se mbetjet njerëzore mund të jenë të popujve Nabataeans, arabët e lashtë që ndërtuan qytezën e Al Khazneh.

Gërmimet u drejtuan  Dr Pearce Paul Creasman, dhe u prezantuan në një seri të programit të Discovery Channel.

Gates tregon për zbulimin në tempullin e magjishëm.

“Tempulli i magjishëm gdhendur në faqen e shkëmbit ranor në Petra është hetuar prej më shumë se dy shekujsh nga arkeologët, por asgjë si kjo nuk është gjetur më parë”, tha ai për rrjetin CNN.

Herën e fundit, në 2003 ekspeditat kishin zbuluar dy tuma në të majtë të Al-Khazneh, ku gjithashtu kishte mbetje skeletore.

Prandaj Dr Creasman tha se mund të ketë të tjera dhoma sekrete që pritet të zbulohen.

Me anë të radarëve me valë studiuesit pikasin hapësirat boshe mes gurit, për të orientuar kërkimet e tyre në dhoma të nëndheshme.

Qeveria e Jordanisë u ka dhënë atyre leje për gërmimet e dhomës së thesarit për të provuar se dhomat e nëndheshme ekzistojnë.

Përveç skeleteve ishin gjetur edhe objekte të tjera si një kupë e ngjashme me atë në filmin  Indiana Jones.

“Është vërtet një moment ku historia imiton artin, pra filmin në këtë rast,” thotë studiuesi Gates duke shtuar se ku është koleksioni më i madh i skeleteve i zbuluar në Petra deri tani.

Duke marrë parasysh vendndodhjen e tyre në tempullin e fshehur në gur, Dr Creasman thotë se ata ishin “njerëz shumë të rëndësishëm” në kohën e tyre.

Ata besohet e i përkisnin Nabataeans, populli i lashtë arab që banonin në jug të Levantit.

Në periudhën më të lulëzuar, perandoria Nabatean përfshinte të gjithë Lindjen e Mesme dhe shtet e sotme të Jordanisë, Egjiptit, Sirisë, Palestinës e Arabisë Saudite.

Gjërat duhet se ndryshuan për Nabataeans e Petra kur rreth vitit 106 romakët morën paqësisht kontrollin e Petra dhe të popujve Nabataen, shkruan Daily Mail.

Sot fasada e gdhendur e Al Khazneh në Petra tërheq rreth 1 milionë turistë në vit.

Ajo përbëhet nga punime të mrekullueshme ornamentale dhe figura mitologjike të jetës së mëpasshme dhe referenca të shpirtit e botës shpirtërore të njerëzve.

FOTO GALERI
2/5
Studiuesit Dr. Fares Braizat (nga majtas djathtas), Fadi Balawi, Josh Gates e Dr Pearce Paul Creasman shikojnë tumën e sapozbuluar ne Petra

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA