Politikani musliman indian qëllohet për vdekje në Mumbai pas kërcënimeve (fotot)

14/10/2024 17:48

Vrasja vjen disa javë pas rritjes së sigurisë së tij personale prej kërcënimeve qe i ndjeri kishte marre para zgjedhjeve të shtetit indian muajin që vjen.

66 vjeçari Baba Siddique, deputet dhe ish-ministër për shtetin e Maharashtra u qëllua disa herë më armë jashtë zyrës së të birit, të shtunë në Mumbai thonin mediat vendase.

Kreu i rajonit perëndimor indian Maharashtra, Ajit Pawar, i të njëjtën parti ku aderonte dhe Siddique, tha se ishte i shokuar nga sulmi dinak.

Rrjeti vendas Hindustan Times tha se dy sulmuesit e dyshuar ishin arrestuar dhe se policia po kërkonte për një të tjerë.

Mediat shtonin se vrasësit dyshohet se i përkisnin bandës së Lawrence Bishnoi, i burgosur para disa vitesh për disa vrasje me bandën.

Vrasja vjen disa javë pas shtimit të sigurisë personale të Siddique prej kërcënimeve që kishte marrë gjatë fushatës, shkruan rrjeti turk Anadolu.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA