Të shtëna më armë zjarri në mes të ndeshjes së hokeit në SHBA, një person qëllon familjarët e tij më pas veten, 2 viktima dhe 3 të plagosur 17/02 10:21
Të paktën një person ka vdekur dhe gjashtë u plagosën në një aksident hekurudhor në SHBA.
Treni i pasagjerëve ishte përplasur me një pemë që kishte rënë në binarë pranë qytezës së Bordentown, New Jersey, mëngjesin e të hënës.
Linja River Line ka pezulluar udhëtimet mes zonave Roebling e Bordentown.
Raportimet thonin se pema kishte rënë mbi trenin kur ai ishte në binarë. Mjeti kishte 45 pasagjerë në bord në kohën e incidentit, përfshi stafin. Viktima ishte makinisti i trenit qe drejtonte.
Nuk janë të qarta rrethanat e vdekjes së pasagjerit tragjik, por të plagosurit nuk ishin në gjendje serioze.
Aksidenti kishte ndodhur në një zonë me biznese magazina të shumta, shkruan rrjeti IBCNews.
Top Channel