LIVE/ Më shumë se 14 orë seancë, mbërrin Rama në Kuvend/ Ultimatum deputetëve të PS për 84 vota, Braçe përplaset me Maznikun, Spiropali kritika për Territorialen Pas sherreve të vazhdueshme mes mbështetësve të Monika Kryemadhit dhe atyre të Ilir Metës, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, mbajtur më 1 tetor 2024, është marrë vendimi për përjashtimin e Endri Braimllarit nga kjo strukturë politike.
Si pasojë, Braimllari ka kërkuar largimin e tij nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Në një komunikim zyrtar drejtuar Romina Kuko, kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Braimllari ka konfirmuar se nga ky moment do të veprojë si këshilltar i pavarur, duke shprehur angazhimin e tij për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Tiranës dhe për të krijuar mundësi të reja për ta.
“Të nderuar,Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, e mbajtur më datë 1 Tetor 2024, është marrë vendimi mbi përjashtimin tim nga kjo strukturë politike. Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë.
Njëkohësisht, pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë. Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës.
Ju uroj punë të mbarë,
ANËTAR I KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
ENDRI BRAIMLLARI,” shkruan Braimllari.
Ky zhvillim reflekton një përçarje brenda opozitës në Këshillin Bashkiak.
Top Channel