Liderja e të djathtës franceze Le Pen pyetet në seancën për vendet fiktive të punës me fondet e BE (fotot)

14/10/2024 19:12

Liderja e të djathtës radikale franceze Grumbullimi Kombëtar (Rassemblement National), Marine Le Pen, u paraqit sot në gjykatë në Paris për akuzat e vendeve fiktive të punës në Parlamentin Evropian, me fondet e Bashkimit Evropian, çka mund të e të një pengesë serioze në objektivin e saj për t’u bërë presidente e vendit.

Le Pen raportohet se mohonte akuzat sot në gjykatën e Parisit duke thënë se “nuk ka asnjë ndryshim mes politikave të brendshëm dhe ato të BE”, shkruan rrjeti France24.

Marrja e dëshmisë së Le Pen pritet të vazhdojë tre ditë teksa gjyqi i trumbetuar nga mediat vjen gati një dekadë pas kohës së shkeljeve të supozuara.

Rezultati i hetimeve mund të ndikojë në tentativën e saj për t’u bërë presidente pas zgjedhjeve presidenciale të 2027 në Francë.

Le Pen, partia e saj dhe 24 zyrtarë të tjerë, mes të cilëve ish-deputetë, avokatë e asistentë  janë akuzuar se kanë përdorur paratë e BE për të paguar staf të partive, që në shumë raste ishin inekzistent.

Le Pen dhe të akuzuarit e tjerë mohojnë akuzat duke thënë se kanë përdorur paratë në mënyrë legjitime, pasi sipas tyre rregullat nuk përcaktojnë qartë atë që duhet të bëjë një asistent.

Nëse shpallen fajtorë të akuzuarit mund të dënohen deri me 10 vjet burg ose 1 milionë euro gjobë dhe të ndalohen nga postet publike për 10 vjet.

Deputetëve evropianë u caktohen fonde parë shpenzimet e tyre, përfshi dhe rroga për asistentë  por tashmë PE thotë se janë shkaktuar 3.5 milion euro dëme nga abuzimet.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA