Gruaja goditet për vdekje në shtëpi nga krevati ‘otoman’ i ngritur, që i ra në kokë (fotot)

14/10/2024 18:41

Një 39-vjeçare britanike raportohet se ka gjetur vdekjen kur krevati saj i stilit ‘otoman’ që ngrihet e ulet për t’u përdorur dhe si sirtarë ra papritur dhe e goditi, tha sot mjekësia ligjore vendase ne seancen degjimore te çështjes.

Helen Davey, që jetonte në verilindje të Anglisë humbi jetën në qershor teksa qëndronte e përkulur në hapësirën e sendeve me krevatin e ngritur, i cili ra papritur dhe e goditi, tha mjeku ligjor Jeremy Chipperfield.

Krevatët otomanë të përdorur në Britani kanë një bazë nga e cila mund të ngrihej me pistona hidraulikë, për të përdorur hapësirën poshtë tyre si magazinë apo sirtarë.

Zyrtarët thanë se tragjikisht platforma e dyshekut kishte rënë papritur mbi Davey duke e goditur mbi qafë.

“E paaftë për t’u çliruar ajo ka vdekur nga asfiksia, pas dështimit të një prej pistonave hidraulikë të ngritjes”, tha Chipperfield.

E ndjera Davey e cila drejtonte nje sallon estetike per gra, ishte gjetur nga e bija e cila kishte dëshmuar tragjedinë në gjykatë.

Në Britani në vitin 2022, raportohet se 147 njerëz kanë vdekur nga rënia prej krevatit dhe 18 nga mbytja aksidentale në krevat, sipas të dhënave zyrtare për mbrojtjen nga aksidentet.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA