Fiks Fare/ Drejtoresha përjashton maturantët pa prova, “Jeni kriminelë, më bëtë ‘meme’ se marr para”

14/10/2024 21:14

Tre nxënës të gjimnazit “Oso Kuka” në Shkodër janë përjashtuar nga shkolla me arsyetimin se hapën në Instagram një faqe me meme ku denigronin figurën e mësuesve dhe drejtoreshës së shkollës.

Dy prindër treguan për gazetarët e Fiksit se fëmijët e tyre u përjashtuan pa asnjë provë , me arsyetimin se ata hapën faqe memesh për stafin pedagogjik të gjimnazit “Oso Kuka “ në Shkodër.

Nora Skollaj tregon se vajza e saj maturante është përjashtuar me arsyetimin se ajo ka thënë për drejtoreshën se merr para, por nuk ka asnjë provë se këto postime i bëri vajza e saj.

“Në fillim na thanë se emrati çoi policia, më vonë kuptuam se ishte vetëm presion, policia nuk solli asnjë emër dhe vajza u përjashtua padrejtësisht” thotë znj.Nora.

Ajo tregon se ka vajtur në shkollë, por drejtoresha i quan fëmijët kriminela pa asnjë fakt. Ndërkohë 3 maturantët sot qëndrojnë në shtëpi.

Babi i një tjetër maturanti, Ferit Rranxa, tregon se kurrë djali i tij nuk ka patur probleme në shkollë, por është nxënës i mirë dhe me sjellje shumë të mirë. “Tani drejtoresha na i bëri fëmijët kriminela kot, s’kanë asnjë faj” thotë z.Ferit.

Prindërit të cilëve drejtoresha u tha se hetoi policia dhe nga aty dolën emrat shkuan në polici dhe prokurori për t’u interesuar për çështjen, por këto institucione nuk kishin dijeni për situatën dhe rastin.

Emisioni Fiks Fare solli një audio inçizim , në të cilin drejtoresha akuzon fëmijët se e kanë prek në familje dhe kanë bërë postime sikur ajo merr para. “Ju do përjashtoheni, ju e keni bërë, ju më keni prekur familjen dhe jeni kriminela “ dëgjohet të thotë drejtoresha.

Ndërkohë për vajzën e përjashtuar, thotë se ajo është llafazane, rrenacake dhe pise.

Gazetarët e Fiksit shkuan në shkollë të merrnin një përgjigje nga drejtoresha , nëse ka fakte se faqja në instagram u hap pikërisht nga këta fëmijë dhe kush i dokumentoi ato.
Por drejtoresha nuk u ndalua për gazetarët, ajo i dha biçikletës me shpejtësi dhe u largua.

Ndërkohë që për emsiionin investigative është përgjigjur Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë e cila thotë se ka marrë dijeni për rastin nga prindërit e fëmijëve të përjashtuar, se ky është një vendim i shkollës dhe nuk ka dijeni që çështja të jetë as në polici dhe as në prokurori.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA