Përleshjet mes fiseve rivale lënë 11 të vrarë në veri të Pakistanit (fotot)

12/10/2024 18:14

Incidenti i rëndë me armë në rajonin verior Kurram mes dy fiseve rivale, vjen pas një sulmi në një minierë qymyri në jugperëndim të Pakistanit.

Zyrtarët vendas thanë se të paktën 11 njerëz janë vrarë në masakrën e sotme në Kurram që ndodhi pas plagosjes fillestare të dy personave.

Nuk është ende e qartë çfarë e shkaktoi incidentin e rëndë.

Në disa zona të qytetit u sulmuan me armë makina , tha zyrtari sigurisë Javedullah Khan, i cili shtonte se po bëheshin përpjekje për rikthimin e qetësisë në zonën e përfshirë nga dhuna.

Pir Haider Ali Shah, ish-deputet dhe anëtar i këshillit lokal tha se të vjetrit e të dy fiseve kishin ardhur tashmë ne Kurram për të gjetur një marrëveshje. Ai tha: “Incidentet me armë janë të rënda dhe kanë penguar përpjekjet e arritjes së paqes”.

Muajin e kaluar të paktën 25 njerëz u vranë në përplasjet e disa ditëve mes dy fiseve në një konflikt toke, sërish në Kurram.

Tragjedia kishte ndodhur megjithëse dy fiset jetonin përkrah njëri-tjetrit prej dekadash.

Kriza ekonomike, inflacioni dhe disa përmbytje shkatërrimtare duket se kanë shtuar tensionet e dhunën në vend.

Incidente të rënda kanë ndodhur gjithashtu në rajonin jugperëndimor Balochistan ku disa grupe kërkojnë pavarësinë nga qeveria qendror e për provincën e pasur me naftë e minerale, shkruan rrjeti The Guardian.

FOTO GALERI
2/3
Në disa zona të qytetit u sulmuan me armë makina , tha zyrtari sigurisë Javedullah Khan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA