Pamje të rënda/ Shpërthimi i tmerrshëm i pikës së karburantit lë të paktën 4 të vdekur në jug të Rusisë (video)

12/10/2024 21:46

Shpërthimi i tmerrshëm në kryeqytetin çeçen Grozni ishte regjistruar nga kamerat teksa shkaktoi një ‘tërmet’ në zonë dhe ngriti në ajër një çisternë të parkuar pranë tij.

Shpërthimi i pashpjeguar në rajonin gjysmë autonom rus, ndodhi rreth 1 km larg pallatit të liderit të rajonit Ramzan Kadyrov, aleat i Putin dhe militant në luftën në Ukrainë.

Pamje të frikshme tregonin shpërthimin për të cilin vendasit thonin se u ngjante si një tërmet, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Dy nga viktimat tragjike të shpërthimit raportohet se ishin të mitur, teksa plasja shkatërroi krejtësisht stacionin e karburantit.

Zyrtarët vendas thanë se kanë nisur hetimet për shkaqet e tragjedisë, por që prej nisjes së luftës në Ukrainë vendi është tronditur nga shpërthime e atentate të mistershme të figurave publike, për të cilat perëndimi fajëson presidentin Putin për eliminime të çdo disidence për luftën.

Kreu rajonal Kadyrov tha sot se kishte marrë personalisht kontrollin e krizës.

“Një çisternë karburanti ka shpërthyer në Grozni. Për momentin, katër njerëz, përfshi dy fëmijë kanë humbur jetën. Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për pastrimin e rrënjave. Situatën po e kontrolloj vetë dhe grupet hetimore po punojnë në vendndodhje”.

“Pa dyshim që përgjegjësit do të dalin para drejtësisë sipas ligjeve tona”, tha Kadirov, sipas The Sun.

FOTO GALERI
2/5
Shperthimi ngriti në ajër një çisternë të parkuar pranë tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA