Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtunë në fshatin Kabash të Pukës.

Një person ka njoftuar sallën operative rreth orës 19:10 se ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.

Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA