Alarmi u tha në orët e para të së shtunës kur kapiteni i anijes i komunikoi pasagjerëve se kishte “njeri të rënë në det” duke ngadalësuar shpejtësinë dhe nisjen e kërkimeve.
Gruaja raportohet se ka humbur jetën pasi ra nga anija gjigante e kroçerave që lundronte drejt Southampton në jug të Aglisë, thanë shërbimet e shpëtimit.
Mediat thonë se projektorë të fuqishëm u përdorën për të kërkuar në det njeriun e zhdukur, pak pas nisjes së anijes nga brigjet e Les Casquets në Francë.
“Ata njoftuan se ka një person të humbur dhe lutjet tona janë me familjen e të zhdukurës”, tha një prej pasagjerëve të anijes”, teksa grupet e shpëtimit vazhdonin kërkimet.
Një zëdhënës i grupeve franceze të shpëtimit tha se gruaja ishte nxjerrë nga uji prej helikopterëve të shpëtimit, dhe tragjikisht u shpall e vdekur nga doktorët.
Ata nuk dhanë informacione mbi kombësinë apo moshën e viktimës por thanë se hetimet e ngjarjes përfshijnë policinë franceze dhe atë britanike.
Një person që pretendonte se ishte në bordin e anijes shkruante në rrjetin X se “kërkimet nuk kishin zgjatur shumë”: “Shumë e trishtë që personi bie në det në kroçerën MSC Virtuosa. Ata nuk kërkuan shumë pasi kishin orarin e tyre më ë rëndësishëm”, shkruan rrjeti britanik The Mirror.
Top Channel