Familja në Britani duhet të ndërtojë ‘fortesë’ rreth shtëpisë për të mbajtur larg ndërtuesit e fast-food-it McDonald’s (fotot)

12/10/2024 15:34

Disa fqinjë të zemëruar kanë treguar për mediat britanike sesi u detyruan të ndërtojnë një ‘fortesë’ rreth shtëpisë së tyre për të mbajtur larg ndërtuesit e një dyqani fast-food McDonald’s.

55 vjeccarja Rachel Laidler ka nisur së fundmi protestën ndaj kompanisë gjigante duke shpalosur një flamur para inaugurimit të restorantit me ‘ushqime të shpejta’.

Rachel dhe bashkëshorti i saj Peter, thonë se McDonald’s ka prishur murin e tyre rrethues dhe kanë vendosur një depozitë të riciklimit të ujit dy metra larg ndarjes së kufijve.

Ata jane detyruar të përforcojnë muret e gardit me trarë druri prej frikës se mund të përmbysen mbi shtëpinë prej tronditjeve.

Zonja Laidler tha: “Ndoshta njerëzit mund të kënaqen me këtë por ne jo, bashkia nuk na ka dëgjuar dhe as McDonald’s.

“Ata nuk i përgjigjeshin email-eve tona por që kur ngritëm flamurin e protestës u përgjigjën dhe po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje”.

“Na është dashur të ndërtojmë një fortesë rreth shtëpisë derisa kjo të zgjidhet”.

Zonja Laidler, e cila drejton një kompani mobiljesh thotë se gërmimet e ndërtimit kanë tronditur tokën dhe anuar gardhin e tyre, ndërsa impjanti i trajtimit të ujit pranë murit të tyre është i jashtëligjshëm.

CCifti Laidlers thotë se kompania nuk ka leje për instalimin e trajtuesit të ujit por kontraktorët nuk duan të dëgjojnë prej tyre.

“Por që kur ngritëm flamurin e protestës kanë ardhur disa inxhinierë civilë për të kërkuar foto duke e parë se është e jashtëligjshme. Nëse na kontaktojnë njerëz që nuk i njohim për të na ndihmuar atëherë e dimë se kemi të drejtë”, shton gruaja për rrjetin Daily Mail.

FOTO GALERI
2/5
“Ata nuk i përgjigjeshin email-eve tona por që kur ngritëm flamurin e protestës u përgjigjën dhe po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA