Studimi i ADN-së zbulon misterin e Kristofor Kolombit për origjinën dhe tumën në Sevila (fotot)

11/10/2024 16:50

Shkencëtarët në Spanjë pretendojnë se kanë zgjidhur dy mistere të vjetra lidhur me eksploratorin Kristofor Kolombi, më shumë se pesë shekuj pas vdekjes së tij.

Misteri i parë kishte të bënte me pretendimet nëse trupi i tij është varrosur në katedralen e mrekullueshme në Sevila të Spanjës, dhe për faktin nëse figura historike ishte në fakt nga rajoni Bask, nga Katalonja, nëse ishte grek, hebre apo portugez.

Përgjigja e pyetjes së parë sipas studiuesve është ‘po’, ndërsa për të dytën ata thonë se i janë afruar zgjidhjes duhet pritur ende, shkruan The Guardian.

Megjithëse Kolombi vdiq në qytetin spanjoll të Valladolid në 1506, ai donte të varrosej në ishullin Espaniola në Karaibe, që sot është i ndarë mes shteteve të Haiti dhe Republikës Domenikane.

Mbetjet e tij besohet se u sollën atje në 1542, u zhvendosën në Kubë në 1795, dhe u sollën në Sevila në 1898 kur Spanja humbi kontrollin e Kubës pas luftës amerikano-spanjolle.

Sot rezultatet e ADN-së nga ekspertët e drejtuar nga José Antonio Lorente thanë se mbetjet në katedralen e Sevilës ishin vërtet ato të Columbus, pas krahasimeve me mostrat e vëllait të Kolombit, Diego.

Gjithashtu shumë pretendime dhe mohime janë bërë mbi origjinën e vërtetë të navigatorit, të cilat thënë se është nga vende të ndryshme, duke bërë që studiuesit të hetonin edhe për këtë.

“Kemi 25 origjina të mundshme për Kolombin por finaliste do të jetë vetëm një,” thuhej në dokumentarin e rrjetit spanjoll RTVE, ku Lorente e përshkruante çështjen “tepër të komplikuar” dhe se kërkonte më shumë kohë.

“Kemi rezultate të rëndësishme që do të ndihmojnë analizën tonë dhe më pas do të vlerësohen nga historianët”.

Më parë shumë studiues besonin se Kolombi ishte nga Genoa në Itali dhe kjo mbetet teoria kryesore.

Por si në çdo çështje egoizmat personale bëjnë studiuesit të ndërhyjnë në çështjet e zhurmshme, duke ngritur teori se ai mund të jetë me origjinë nga Karaibet, pas gjetjes së një kutie kockash në republikën Domenikane me mbishkrimin: “Burri i shquar Christopher Columbus”.

Lorente thotë se të dyja kompletet e kockave mund t’i përkasin eksploruesit, duke shtuar misterin me interesin publik për çështjen.

Zhvillimet vijnë pas rritjes së kritikave për festën e Ditës së Kulombit më 12 tetor, prej masakrave të konkuistadorëve spanjollë në popujt origjinalë të Amerikës Latine.

Disa vjet më parë një statujë e Kolombit u rrezua nga protestues në Virginia, SHBA, u dogj dhe u hodh në liqen, prej akuzave të gjenocidit, shkruan rrjeti The Guardian.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA