Nëna e 3 fëmijëve të zhdukur me babanë në xhunglën zelandeze tregon historinë (fotot)

11/10/2024 16:15

Një nënë nga Zelanda e re që dy ditë më parë mësoi se fëmijët e saj të zhdukur në xhungël janë shëndoshë e mirë, ka treguar për media historinë e dhimbsur, pasi disa gjuetarë kishin fotografuar familjen duke ecur në botën e egër.

Cat beson se vajza e saj ka dhënë një thirrje të fshehtë për ndihmë kur pyeti të huajt për vendndodhjen, teksa prej dy vjetësh të vegjëlit mbijetojnë nëmëyrë misterioze me babanë e tyre të shkëputur nga civilizimi.

37 vjeçari Tom Phillips, është larguar pa lënë gjurmë duke marrë fëmijët e tij Jayda, Maverick e Ember, nga nëna që kishte kujdestarinë.

Katërshja u pikasën vetëm së fundi duke kaluar pranë një ferme private me veshje kamuflazhi dhe çanta shpine.

Një nga gjuetarët që komunikuan me ta tha për rrjetin Stuff.co.nz: “Unë i thashë: kjo është prone private, dhe vajza u përgjigj: ‘Aha, po”.

“Më pas i pyeta: ‘A e di dikush që jeni këtu?’ dhe ajo tha: ‘Jo, vetëm juve”.

Tashmë nëna e vajzës Cat tha për mediat se kjo mund të ketë qenë një thirrje e fshehtë për ndihmë e të bijës Jayda.

“Ndoshta ajo përpiqej të thoshte diçka pa e thënë hapur, sepse babai saj ishte aty”.

Kjo ishte hera e parë që Cat shikonte fëmijët e saj prej gati tre vjetësh, dhe tha se ishte e lehtësuar që ishin gjallë.

“Ishte gjithsesi lajm i mirë, ata mbanin plaçkat e tyre vetë, nuk e di çfarë kanë kaluar këto vite, por është e gabuar. Sistemi i ka braktisur fëmijët e mi, ata nuk duhet të ishin në këtë gjendje”.

Më tej ajo shtonte: “Dua që ata të kthehen në shtëpi, kam ende veshjet e tyre dhe dhuratat e Krishtlindjeve. Nuk e di as sesi duken ata tani”.

Cat e cila ka dhe dy vajza më të mëdha sesa tre fëmijët me babain, pranon se ndjehet e humbur pa fëmijët”.

“Mendoj se nuk luftova sa duhet për fëmijët, më duket se është dhe faji im”.

Kjo ishte hera e parë që fëmijët e zhdukur u pikasën ndërsa Philips është parë disa herë dhe akuzuar për vjedhje të vogla në qytetin pranë rezervatit, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Phillips ishte larguar në botën e egër me fëmijët pas një debati me nënën e tyre. Ai nuk kishte kujdestarinë e tyre dhe autoritetet besojnë se fëmijët nuk kanë pasur më kontakte me botën e jashtë që prej zhdukjes.

Policia tha se e kërkon atë për disa shkelje si vjedhje të vogla dhe zotërim ilegal arme zjarri.

FOTO GALERI
2/7
Kjo ishte hera e parë që fëmijët e zhdukur u pikasën ndërsa Philips është parë disa herë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA