Mijëra besimtarë hebrej vijnë në Ukrainë nga Izraeli për festivalin fetar (fotot)

11/10/2024 19:32

Mijëra pelegrinë hebrej kanë mbërritur në qytetin qendror ukrainas Uman për festivalin e përvitshëm Rosh Hashanah, megjithë luftën me Rusinë në zonat lindore.

Grupet hebreje njoftonin për pelegrinazhin nga Izraeli dhe disa vende të tjera, që sipas tyre feston vitin e ri hebre.

Uman gjendet relativisht larg frontit të luftës por ka parë dhe ai disa goditje artilerie që prej nisjes së ofensivës ruse në shkurt 2022, shkruan rrjeti AFP.

“Më shumë se 14,000 pelegrinë kanë ardhur në Uman,” tha grupi kryesor hebre në Ukrainë, në rrjetet sociale duke publikuar videot e qindra burrave duke kërcyer e celebruar me muzikë të lartë në qendër të qytetit, megjithëse vendi është në luftë.

Që prej nisjes së luftës autoritetet në Ukrainë i kanë kërkuar pelegrinëve të mos mblidhen në Uman prej kufizimeve të luftës, por udhëzimet nuk janë ndjekur.

Uman raportohet se ka qenë vend pelegrinazhi prej 200 vjetësh, ku pjesëmarresit celebrojnë jetën e Rabinit Nachman-i i Breslov, që ishte varrosur në qytet./AFP/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA