Në Tiranës është duke u zhvilluar samiti i pestë i gruas së diasporës shqiptare me pjesëmarrjen e shumë grave dhe vajzave shqiptare të cilat jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës.
I pranishëm në takim ka qenë edhe ministri i jashtëm Igli Hasani i cili ndër të tjera u pyet nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, në lidhje me takimin që do të mbahet në 15 tetor ku pritet që BE të hapë negociata për anëtarësimin e Shqipërisë.
Hasani tha se Shqipëria i ka bërë detyrat dhe se tashme pret hapjen e kapitujve.
Reagimi për Top Channel:
Gazetari: Jemi 4 ditë larg nga takimi i Luxemburgut. Si shkon Shqipëria në këtë mbledhje?
Ministri Hasani: Shqipëria shkon e mirëorganizuar, e qartë në atë që kërkon, e bindur që do të përfaqësojë vlerat më të mira të vetat. Qeveria ka plotësuar pjesën më të madhe të detyrimeve të saj. E gjithë përpjekja, është përpjekja e të gjithë shoqërisë shqiptare që ne të vazhdojmë punën që kemi arritur deri më sot. Lutem të gjithë shqiptareve dhe shqiptarëve, që këtë moment historik ta konsiderojnë moment historik të tyrin dhe jo të asnjë grupi apo individi të përfshirë në të.
Gazetari: Çfarë do të kërkoni konkretisht?
Ministri Hasani: Do hapen kapitujt.
Gazetari:: Bëhet fjalë edhe për para. A i keni plotësuar kushtet?
Ministri Hasani: Kjo nuk është pjesë parash apo punë xhepash. Ky është momenti më i rëndësishëm i marrëdhënies së Shqipërisë me Bashkimin Evropian, me familjen në të cilën ne bëjmë pjesë.
Top Channel