“Selinë e ka më të madhe se pallati Elize”/ Kërkesa e pazakontë e Begajt për Erdogan, gazetari në “Top Story”: Turp, lypi lëmoshë

10/10/2024 22:19

Në studion e “Top Story”, u komentua biseda e publikuar mes presidentit turk Erdogan me presidentin shqiptar Bajram Begaj, ku ky i fundit i tregonte se Presidenca ishe me hapësirë të vogël dhe se do i kërkonte Ramës një ndërtesë tjetër. 

Ilir Babaramo u shpreh se kreu i një shteti nuk mund të flasë kurrsesi në mënyrë të tillë, ndërsa analisti Arion Sulo e cilësoi “turp” atë bisedë. Nga ana tjetër, Lorenc Vangjeli tha se ajo bisedë nuk duhej të ishte filmuar pasi është nxjerrë nga konteksti.

Babaramo: 600 metra thotë. Po selia është me e madhe se pallati i Elize. Nuk duhet të bëjmë gabime, është një një njeri i nderuar por kryetar shteti s’mund të flasi me…

Sulo: Po kursehem pak, ai ka dalë me trastë për të lypur lëmosh më hidh ndonjë lekë të ndërtojmë një pallat presidencial si ai që ke atje. Të bësh muhabet për dhomat e shtëpisë, është turp. Ai e hap bisedën thotë ‘Presidenca është e vogël, 600 metra katrorë por zyrat janë të mëdha’. Detyrohet Erdogan e pyet ‘sa metra katror e ke’, ‘600 thotë ai, do t’i them Edit…’, nuk e kupton që president nuk të bën zyra.

Babaramo: Presidenti ka fjalën, ka dekrete të ligjit, ai mund të kthejë ligjet.

Vangjeli: Është defekt i protokollit dhe i nxjerrë jashtë kontekstit. Në një bisedë të lirë nuk do duhej të kishte kamera, çfarë nuk thuhet në biseda të lira. Biseda të tilla janë të gjitha shanset të dilet në qëndrime të gabuara. Dashuria jonë e pafundme për gallatë. Nëse ka një defekt atje, është defekt i protokollit.

Top Channel