Në pritje të inaugurimit, myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja prezantohet si imami i xhamisë së Namazgjasë

10/10/2024 16:09

Në pritje të ardhjes së presidentit turk dhe kryeministrit, ka nisur ceremonia brenda xhamisë së Namazgjasë me leximin e Kuranit nga kryemyftiu i Tiranës Gazment Teqja, i cili u prezantua si imam i xhamisë së Namazgjasë.

Sipas agjendës, është parashikuar që në orën 16:30- 17:30, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan do të inaugurojnë xhaminë e re.

Gjatë konferencës së përbashkët për media sot, Erdogan u shpreh se xhamia është një dhuratë nga Turqia për motrat dhe vëllezërit myslimanë në Shqipëri.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA