Një vit më parë u vlerësua si i dalluar/ Shefi i krimeve Rezart Kuçi i përfshirë te grupi i Hajrullës, ndërhynte në TIMS për llogari të krimit
Fadil Muçina bashkë me nipin janë zgjuar që në orën 05:00, për të ardhur nga Dibra në Tiranë me shpresën për të takuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Arsyeja është e fortë sipas tyre, pasi djali i vogël i familjes Muçina i kanë vendosur emrin Erdogan. 9-vjeçari shpreh pëlqim për emrin. Që në 8:30 gjyshi i Erdoganit të vogël shqiptar së bashku me djalin ndodhen para xhamisë, e thotë për Top Channel se nuk do të largohet pa takuar Erdoganin, presidentin turk.
“Kemi ardhur nga Dibra posaçërisht për ceremoninë. Nipi ka emrin Erdogan. Dua që djali ti japë dorën (liderit turk) dhe ti thotë ‘kam emrin tënd’”, u shpreh gjyshi i 9-vjeçarit.
Presidenti turk ndodhet në Tiranë që prej orës 11:30, ku u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, më pas nga presidenti Bajarma Begaj. Më pas lideri turk u nis drejt Kryeministrisë, ku u prit nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama.
Top Channel