“Më parë takimet me presidentin ishin si valiu me sulltanin, hiqej busti i Skënderbeut”, Babaramo në Top Story: Qëndrimi i Ramës ishte si drejtues i një shteti sovran

10/10/2024 21:21

Gazetari Ilir Babaramo, pjesë e panelit të Top Story komentoi vizitën e presidentit turk Recep Taypp Erdogan në Tiranë.

Ai u shpreh se ishte një vizitë ndryshe, në krahasim me vitet e kaluara kur një president turk vizitonte Shqipërinë.

Babaramo: Nëse gjatë viteve të kaluara takimet me presidentin ishin si takimet e valiu me sulltanin, këtu qëndrimi i tij (Ramës) ishte si drejtuesi i një shteti sovran. Erdogan trajtoi elementë osmanë në strukturën e xhamisë la idenë e ringirtjes së perandorisë osmane.

Kur vinte një president turk nga ambientet e Presidencës hiqej busti i Gjergj Kastriotit, këmbëngulja (e Ramës) për të thënë që shiko se jemi vend i Gjergj Kastriotit dhe vendi i Ismail Qemalit që shpalli të pavarur Shqipërinë, qëndrimi i ndryshëm që patën për konfliktin në Lindjen e Mesme. Qëndrimi ndryshe që mbajti duhet përshëndetur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA