Marshimi i grave kundër kancerit/ Organizim ndërgjegjësimi në Shkodër, E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane: Kontrolli parandalon sëmundjen

10/10/2024 20:21

Marshimi i grave në kuadër të luftës kundër kancerit të gjirit që organizohet çdo vit nga Shoqata Kristiane e Grave është zhvendosur në Shkodër.

Jo më kot pasi Shkodra ka hyrë në hartën e qyteteve me numrin e më të lartë të grave të prekur me kancerin e gjirit.

Gjatë vitit 2023 është  ka mbërritur në 774 numri i rasteve të reja të grave të prekura nga kjo sëmundje.

Por janë konstatuar edhe 15 meshkuj të prekur nga kanceri i gjirit. Kjo sëmundje prek edhe meshkujt, ndonëse më rrallë.

E ngarkuara me punë në Amabasadën Amerikane në Tiranë u kërkoi vajzave dhe grave të bëjnë kontrollin e gjirit.

Nancy Vanhorn, e ngarkuara me punë në ambasadën Amerikane: Ia vlen të jetosh. Gratë për shkak të angazhimit të tyre gjatë gjithë ditës, prindërimit, kujdesit që tregojnë për prindërit, nuk e kanë në qendër të vëmendjes shëndetin e tyre. Por një kontroll i gjirit ju parandalon sëmundjen.

Edina Kozma, ZV. përfaqësues e UNICEF në Shqipëri:  Është e rëndësishme  të bëhemi bashkë, të mbështesim njëra tjetrën për të luftuar sëmundjen. Këto gra e vajza kanë nevojë për mbështetje psikologjike. Është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin tonë por edhe për të gjithë ata që duam fort. Dua të theksoj se  kontrolli, zbulimi i hershëm është parandalim.

Gratë në këtë kauzë të tyre kanë nevojë për mbështetjen e burrave.

Rezart Gurashi, drejtori kreativ i video grafikës në Top Channel ka dhuruar artin e tij për ndërgjegjësim e grave kundër kancerit, në  ekspozitën me temë 1 ne 8, ai është vlerësuar me çmim simbolik nga YËCA.

Silvio Gonzato, kreu i delegacionit të BE në Tiranë: Ju me artin tuaj në ekspozitën  1 ne 8  pasi kaq gra preken, jo vetëm që keni rritur ndërgjegjësimin e  grave me punën tuaj, por këtyre grave që janë prekur nga kanceri i gjirit i keni dhënë dinjitetin e duhur.

Ky aktivitet që rrit ndërgjegjësimin  e grave çdo vit u mbështet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Bashkia e Shkodrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA