Rrugëtimi i gjatë për ujë i banorëve indigjenë prej thatësirës në Amazonën kolumbiane (fotot)

09/10/2024 18:31

Me shishe gjashtë-litërshe mbi shpatullat e tyre, anëtarë të komunitetit indigjen Yagua në Kolumbi ecin përgjatë shtratit të thatë të lumit, degëzim i Amazonës gjigante.

Në rajonin e Tre Kufijve, ku Kolumbia takohet me Brazilin dhe Perunë degëzimet e një prej lumenjëve më të mëdhenj në botë janë reduktuar ndjeshëm, duke lënë vetëm një tokë të murrme të tharë.

“Vitet e fundit lumi ka nisur të thahet, nuk e kuptojmë çfarë po ndodh por na ka vështirësuar jetën,” thotë banorja indigjene Maria Soria, duke shtuar se bashkë me thatësirën e papritur janë shfaqur dhe zjarret e para në 20 vjet në këtë rajon.

“Nuk e kishim parë ndonjehrë këtë lloj thatësire, kjo nuk është diçka që kishim parë në të shkuarën. Tani komuniteti ynë Yagua po vuan. Duhet të gjemë mënyra për të shkaur në qytet për të fituar para”.

Pranë qytetit jugor të Leticia në Amazonën Kolumbiane gra, fëmijë e adoleshentë aborigjenë përballen me vështirësi për të siguruar ushqimin për komunitetin e tyre prej rreth 600 banorësh.

Drejtuesja e komunitetit indigjen Ticuna, Eudocia Moran, tha se ekonomia e vendit mbështetet te turizmi por muajt e fundit turistët nuk kanë ardhur më.

“Komuniteti ynë mbështetet te turizmi por tani gjithçka ka ndaluar. Shikoni tavolinat, ata i kanë mbyllur sepse nuk ka më për të shitur punimet artizanale”.

“Unë i them atyre që takoj se duhet të rikthehemi te bujqësia për të mbijetuar, të mbjellim babanë, kallamsheqeri dhe fruta, nuk po ia dalim dot më me punimet artistike artizanale”.

Ndërsa peshkatari vendas Roel Pacaya shtonte se thatësira e viteve të fundit është shumë e çuditshme.

“Thatësira është e rëndë, uën kam jetuar këtu për 39 vjet dhe është hera e parë që e shikoj lumin në këtë nivel”, tha Roel mes të tjerash për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
2/8
Në rajonin e Tre Kufijve, ku Kolumbia takohet me Brazilin dhe Perunë degëzimet e një prej lumenjëve më të mëdhenj në botë janë reduktuar ndjeshëm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA