Princi saudit i kurorës pret ministrin e jashtëm të Iranit në Riad (fotot)

09/10/2024 19:25

Princi i kurorës Mohammed bin Salman, lideri ‘de facto’ i Arabisë Saudite është takuar sot me ministrin e jashtëm iranian Abbas Araghchi në Riad, për bisedime në lidhje me fushatën e rëndë ushtarake izraelite në Gaza e Liban.

“Shpresoj që këto konsultime të sjellin kushte më të mira për Palestinën e Libanin dhe arritjen e paqes në rajon,” tha Araghchi për televizionet iraniane para uljes në Riad.

Më shumë se 40 000 palestinezë janë vrarë nga fushata e Izraelit dhe infrastruktura urbane është shkatërruar në Gaza, por Izraeli thotë se po lufton kundër militantëve të grupit Hamas që mbështetet nga Irani, ashtu si dhe kundër grupit Hezbollah në Liban.

Më herët zëdhënësi i minsitrit të jashtëm në Iran, Esmail Baghaei tha se vizita e Araghchi do të fokusohet në përpjekjet për të ndaluar “genocidin dhe agresionin e Izraelit” dhe se kishte si qëllim “zbutjen e dhimbjes e vuajtjeve të vëllezërve e motrave tona në Gaza e Liban”.

Mediat saudite thonin se përveç takimit me bin Salman, ministri iranian u takua dhe me homologun e tij atje Princin Faisal bin Farhan, për të diskutuar zhvillimet në rajon, por nuk jepnin më shumë detaje.

Irani dhe Arabia Saudite kanë rivendosur marrëdhëniet mes tyre vetëm vitin që shkoi pas një ndërprerjeje shtatë vjeçare dhe mbështetjes së palëve të kundërta në disa konflikte rajonale, ku më të rëndët ishin ai Siri dhe në Jemen.

Që prej marsit 2023 dy fuqitë rajonale kanë shtuar kontaktet mes tyre me vizita në rang ministrash, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA