Live/ “Çohuni nga kafja”, dita e 19-të e tubimit, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne 18/06 23:00
Një ditë para seancës, Gazment Bardhi do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD-së ditën e sotme.
Mbledhja e thirrur nga Kreu i Grupit Gazment Bardhi pritet të mbahet në orën 12:00, ku do të diskutohet lidhur me seancën e nesërme parlamentare.
Në dy seancat e fundit parlamentare deputetët e PD-së, shumica prej tyre tashmë të përjashtuar, kanë shkaktuar tensione dhe përplasje në Kuvend, madje kanë djegur edhe karriget e Kuvendit.
Dy ditë më parë opozita organizoi edhe një protestë në Tiranë, aksione të cilat vijnë pas dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, për kallëzim të rremë.
Top Channel