Presidenti i Tunizisë fiton ‘bindshëm’ mandatin e dytë në zgjedhje pas burgosjes së kundërshtarëve dhe pjesëmarrjes 27% (fotot)

08/10/2024 16:35
Farouk Bouasker, i KQZ njofton fitoren e Saied

Kais Saied deklarohet se ‘ka fituar 90.7% të votave’ por me një pjesëmarrje prej vetëm 27.7%, pas burgosjes së rivalit të tij kryesor Ayachi Zammel, dhe denoncimit të kritikëve se një pjesëmarrje kaq e vogël nuk vlen si ‘vullnet i ligjshëm i popullit’.

Por Saied ka siguruar mandatin e dytë pesë-vjeçar me sa duket vetëm me votat e mbështetësve të tij, megjithë një prej pjesëmarrjeve më të ulëta në historinë e zgjedhjeve në kontinentin afrikan.

Në vend të dytë ishte i arrestuari Ayachi Zammel, që mori 7.4% të votave një javë pas ndalimit me akuza për falsifikim dokumentesh gjatë fushatës zgjedhore.

Në konkurrim ishte gjithashtu ish-deputeti Zouhair Maghzaoui, ish-aleat i Saied i kthyer tashmë në kundërshtar.

Ndërkohë komisioni qendror zgjedhor tunizian kishte skualifikuar të paktnë 12 kandidatë të tjerë par zgjedhjeve, duke lënë vetëm tre të përmendurit në konkurrim.

Në zgjedhjet lokale të dhjetorit pjesëmarrja ishte edhe më e ulët, 11%, duke bërë që observervuesit të tregojnë për pakënaqësi të dukshme mes tunizianëve ndaj rendit autoritar që po instalohet, shkruan rrjeti britanik The Guardian

“Ky është vazhdimi revolucionit tonë,” tha dje Saied në televizion, duke celebruar fitoren e tij të supozuar. “Do të ndërtojmë e do të spastrojmë vendin nga korrupsioni dhe tradhtarët”, shtoi ai, pa cilësuar se kujt i referohej saktësisht.

Saied erdhi në pushtet në 2019 pas protestave të njohura si “pranvera arabe’ kundër diktatorit të mëparshëm Ben Ali, që ishte në pushtet prej më shumë se dy dekadash.

Ndërkohë shumë disidentë dhe figura të opoziitës vijojnë të mbeten të burgosur, duke përfshirë dhe ish-deputetin Said Ferjani të kthyer kundër ish-aleatit të tij, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
2/3
“Ky është vazhdimi revolucionit tonë,” tha dje Saied në televizion

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA