Kopshti zoologjik akuzohet se ‘shëndosh qëllimisht kafshët e tij’ për t’i kthyer në ‘yje interneti’ (fotot)

08/10/2024 18:17

Një kopsht zoologjik në Kinë akuzohet se shëndosh qëllimisht kafshët e tij për t’i bërë protagonistë të videove virale në rrjet, pas publikimit të pamjeve të një leopardi që mezi qëndronte në këmbë, një ariu obez dhe të palloi sa një gjel deti.

Leopardi i kopshtit zoologjik kinez shihet që rrotullohej në dysheme me barkun e fryrë nga ushqimi, ndërsa ariu obez përshkruhej një gjendje kome nga ushqimi që i ishte dhënë, madje që i mbulonte gjoksin.

Imazhet e kafshëve në kopshtin Panzhihua kanë bërë që zyrtarët të akuzohen se po luajnë me jetën e kafshëve për të tërhequr sa më shumë vizitorë.

Kopshti që gjendet në provincën Sichuan reagoi duke thënë se kishte vendosur në dietë leopardin, edhe pse deri tani ‘nuk ka dhënë rezultat.’

Kujdestarët gjithsesi justifikoheshin se leopardi 16 vjeçar “nuk është në fakt i shëndoshë por ka shumë lëkurë të lirshme”.

Një prej komentuesve tha se kishte parë një pallua me trup sa një gjel deti, ashtu si strucët dhe alpakat që janë të shëndetshëm në mënyrë të pazakontë.

Rrjeti britanik The Sun, shkruante se disa nga komentuesit online thonin se kopshti po i shëndosh qëllimisht kafshët, ndërsa të tjerë refuzonin peshën e tyre si një problem pasi “dukeshin të kënaqur”, ndryshe nga kolegët e tyre në botën e egër që “duhet të vrapojnë për ushqimin”, shkruan The Sun.

FOTO GALERI
2/5
Leopardi i kopshtit zoologjik kinez shihet që rrotullohej në dysheme me barkun e fryrë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA