Video/ Shoferi i rrezikshëm merr menjëherë ‘shpërblimin’ kur Honda e tij rrokulliset në ajër teksa tenton të hyjë mes dy makinave në autostradë (fotot)

07/10/2024 21:37

Pamje dramatike të regjistruara në një autostradë në Tailandë tregonin sot momentet kur një shofer që ecën me manovra të rrezikshme, ngrihet me rrokullisje në ajër pas kontaktit me dy automjete që donte të parakalonte.

Mjeti që ecte me shpejtësi, pas disa kalimeve të rrezikshme tenton të hyjë me forcë mes një kamionçine Isuzu dhe një Mitsubishi.

Por në një akt të menjëhershëm të ‘karmës’, vetura kërcen në ajër duke u përplasur  me pjesën e pasme të dy mjeteve të tjera, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Shoferi 21-vjeçar i Honda-s ishte plagosur në incidenti ndërsa makina e tij kishte të gjithë xhamat e thyer dhe trupin e shtrembëruar, shkruan rrejti The Sun.

Përplasja ndodhi në qytetin Nonthaburi, në rajonin e kryeqytetit Bangkok.

Rreth 18,000 njerëz humbin jetën çdo vit në aksidente rrugore në Tailandë, një nga dhjetë shtetet me më shumë viktima të rrugës, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/3
Në një akt të menjëhershëm të ‘karmës’, vetura kërcen në ajër duke u përplasur me pjesën e pasme të dy mjeteve të tjera

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA