Disa protestues i kanë vënë flakën një gome para derës së Presidencës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sot mbahet protesta  kombëtare e opozitës, e paralajmëruar disa ditë më parë.

Sipas skenarit të opozitës, protesta pritet të jetë pa fjalime, ndërsa një pjesë janë mbledhur në selinë e PD.

Ishte dënimi me 1 vit burg i Ervin Salianjit që nxiti opozitën për nisjen e një vale protestash dhe bojkoti në komisione e Kuvend.

Dy seancat e fundit në Kuvend u shoqëruan me tensione dhe përplasje të forta. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, e shkatërruan atë dhe hodhën sende në drejtim të saj.

Më pas ata morën karriget e tyre dhe i dogjën jashtë Kuvendit, ndërsa pati edhe debate deri në konfrontim fizik.

Opozita gjithashtu ka vendosur të bojkotojë të gjitha komisionet.

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 14:00, për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji, për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.

FOTO GALERI
24/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA