Doganat në Lituani zbuluan furnizimet ushtarake që po dilnin nga rajoni i jashtëm rus Kaliningrad në detin Balltik.
Zyrtarët shtonin se bëhej fjalë për furnizime vullnetare për ushtrinë ruse, që ata ia kishin dërguar më pas ushtrisë së Ukrainës.
Lituania, e cila ka qenë më parë pjesë e Bashkimit Sovjetik, është donatore e rregullt e Ukrainës, shkruan rrjeti Insider.
Doganat e Lituanisë thanë se zbuluan furnizimet ushtarake në trenin drejt Moskës më 27 shtator dhe 2 tetor, kur gjetën pakot me veshjet ushtarake të kamuflazhit, që më pas iu dërguan Ukrainës.
Ata shtonin se ngarkesa ishte cilësuar si ushtarake prandaj kërkonte leje të veçantë.
Kjo nuk është hera e parë që linja hekurudhore mes Kaliningradit e Moskës që kalon përmes Lituanisë mban materiale të sanksionuara ose shkakton protesta në vend.
Ndërkohë Lituania llogaritet se ka dërguar më shumë $812 milionë në ndihma ushtarake e humanitare për Ukrainën, që arrijnë në 1.43% të GDP-së së vendit.
Top Channel